Rama falenderon homologun holandez: Marku më mësoi që të dashuroja Evropën, por është e ashpër

Gjatë një konference të përbashkët për mediet kryeministri Edi Rama ka falënderuar publikisht homologun e tij holandez, Mark Rutte.

Rama theksoi se Rutte kishte meritë që i kishte mësuar Ramës që mund të dashuronte Europën, edhe pse sipas tij është dashuri e ashpër.

“Po presim me padurim për zhvillimin e një projekti të ri të portit të ri, që është projektuar nga një prej ekselencave holandeze. Jam mirënjohës Markut për përpjekjet e tij serioze dhe bujare për të shtyrë Ballkanin drejt Europës për të nxitur më tej Maqedoninë dhe Shqipërinë drejt BE. Marku më mësoi që mund ta dashurosh Europën, por është një dashuri e ashpër.”, tha Rama./albeu.com