Të shtëna me armë në SHBA, 3 nxënës të vdekur
Pëlqej
Tre nxënës kanë humbur jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme të New Mexico-s, mëngjesin e së enjtes, sipas orës lokale.

Autoritetet njoftuan se autori i dyshuar i sulmit ka mbetur gjithashtu i vdekur, duke shuar panikun në komunitet.

Sipas CNN, nuk ka ende informacione se cili ka qenë shkaku këtij sulmi dhe nuk dihet nëse autori i sulmit ka qenë nxënës apo thjesht një vizitor.

Zyra e Qarkut San Juan ka konfirmuar se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 9 paradite, duke shtuar se shkolla është e bllokuar. Aztec, në San Juan County, është një qytet i vogël në veriperëndim të New Mexico, SHBA. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori