Të shtëna me armë në Francë, ka të vrarë dhe të plagosur
Një person ka vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve rëndë, në një sulm me armë zjarri në Rejnerie, lagje e varfër e banuar nga emigrantët në Tuluz të Francës.

Nga të dhënat e para rezulton se dy persona në bordin e një motori kanë hapur zjarr ndaj një grupi personash dhe më pas janë larguar.

Agjentë të shumtë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Njëri nga agresorët që hapi zjarr mbante veshur rroba islamike, kanë thënë dëshmitarët për policinë.

Pista më e akredituar për hetuesit është ajo e larjes së hesapeve mes bandave.

"Asnjë pistë nuk është përjashtuar, por deri tani nuk ka elemente terrorizmi", ka deklaruar një zyrtar i policisë.

Edhe një burim tjetër i afërt me grupin hetimor ka thënë për mediat se, dyshimet janë për një larje hesapesh. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori