Të shtëna jashtë një xhamie në Francë
Tetë persona janë plagosur nga të shtënat jashtë një xhamie në Francën jugore, kanë konfirmuar zyrtarët.

Besimtarët që po dilnin nga xhamia Arrahma në Avignon u sulmuan nga dy të dyshuar të maskuar në orën 22:30 të orës lokale (21:30 GMT) të dielën.

Të dyshuarit që mbanin një pistoletë dhe një armë gjahu, arritën me një Renault Clio përpara se të hapnin zjarr mbi turmën, shkruan gazeta La Provence.

Policia tha se nuk po e trajton incidentin si sulm terrorist.

Katër persona u plagosën jashtë xhamisë dhe një familje prej katër vetësh, duke përfshirë një vajzë shtatëvjeçare, pësuan plagë nga të shtënat derisa ndodheshin në apartamentin e tyre, të vendosur rreth 50 metra larg La Provence , shkruan gazeta duke cituar një burim.
Shtuar më 03/07/2017, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori