Pas Metës, Berisha takon aleatët, zbardhet diskutimi

Kryetari i PD Sali Berisha takohet me kryetarët e partive aleate.

PD njofton se u diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Njoftimi i PD:

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.


Shtuar 5.10.2022 19:54