Të paktën 480 të vdekur nga përmbytjet në Indi dhe Pakistan
Pëlqej
Të paktën 480 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur këto ditët e fundit pjesën veriore të Indisë dhe Pakistanit ku më shumë se 200 000 persona rezultojnë ende të bllokuar nga ujërat në Kashmirin indian.


Provinca e PunjabPakistan, ku lumenjtë kanë dalë furishëm nga shtrati i tyre, është zona më e goditur. Ndërsa në Indi, rreth 2500 fshatra janë të zhytura pjesërisht ose plotësisht nën ujë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori