Të paktën 40 fëmijë vdesin nga lufta në Irak
Pëlqej
Të paktën 40 fëmijë kanë mbetur të vdekur gajtë një sulmi në rajonin Sinjar, në veri të Irakut.

Lajmi është njoftuar sot nga UNICEF-i, përmes një deklarate për mediat.

“Sipas informacioneve zyrtare të marra nga UNICEF-i, këta fëmijë të minoritetit jazidi vdiqën për shkak të dhunës së drejtpërdrejtë, të shpërnguljeve dhe dehidratimit dy ditët e fundit”, njoftoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

Të dielën, disa luftëtarë të grupit radikal të Shtetit Islamik morën kontrollin e qytetit Sinjar, që deri në atë moment ishte nën kontrollin e forcave kurde. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori