Rritet numri i të vdekurve nga Uragani Sandy (VIDEO-FOTO)

Pas deklarates se Presidentit Obama per nje gjendje te katastrofes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per shkak te perkeqesimit te situates dhe gjendjes ne shume vende te prekuar nga uragani “Sandy”, raportohen edhe vikimat e fundit te cilat e cojne numrin e deritanishem ne mbi 30 persona, numer ky qe eshte konfirmuar zyrtarisht, njofton CNN.
UPDATE - Pas deklarates se Presidentit Obama per nje gjendje te katastrofes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per shkak te perkeqesimit te situates dhe gjendjes ne shume vende te prekuar nga uragani “Sandy”, raportohen edhe vikimat e fundit te cilat e cojne numrin e deritanishem ne mbi 30 persona, numer ky qe eshte konfirmuar zyrtarisht, njofton CNN.

Mediat vendase kane raportuar se numri po rritet frikshem duke perhapur panik ne popullate. Vetem dhjete prej viktimave jane regjistruar ne qytetin e Nju Jorkut.

Kreybashkiaku i ketij qyteti,Michael Bloomberg, ka deklaruar se per fat te keq numri i viktimave ka tendence te perkeqesohet dhe se autoritetet po bejne gjithcka qe kane dore per te ndryshuar gjendjen e ne te cilen kercenohen mjaft persona te tjere.

Nje rekord prej 4 metrash eshte shenuar ne masen e ujit qe leviz neper qytet, si dhe prurjet e detit e kane perkeqesuar situaten e cila vihet re ne bllokimin e sistemit te transportit nentokesor te metrose te Nju Jorkut. Ndersa ne pjese te tjera te qytetit jane regjitstruar gjithashtu edhe mjaft incidente te tjera ku: nje nenstacion ka shperthyer, nje spiatal eshte evakuar ne kushte shume te veshtira dhe nje shperthim i madh zjarri ka shkaterruar rreth 50 shtepi.

Te pakten 8 milion shtepi dhe biznese jane pa energji elektrike, eshte bere e ditur nga departamenti i energjise.

Ne total deri me tani perllogaritet qe numri i personave qe mund te ndikohen nga kjo stuhi ne zhvillim shkon ne 50 milion, e ndersa rreth 1 milion te tjere jane urdheruar te ndermarrin nje evakuim te menjehershem. Nderkohe nga raportimet e fundit eshte shenuar edhe nje i vdekur ne Kanada.

Shtuar më 30/10/2012, ora 21:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori