Të paktën 14 persona kanë vdekur dje pas shpërthimit të një
vullkani aktiv në ishullin e Sumatrës në Indonëzi.
Vullkani shpërtheu vetëm një ditë pasi mijëra banorë të një fshati pranë
vullkanit u
lejuan të rikthehen në banesat e tyre pasi ishin shpërngulur që nga shtatoti i vitit të kaluar.
Autoritetet deklarojnë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi të fillojnë kontrollet në zonë menjëherë pasi tëlargohen retë dhe tymi i shkaktuar nga shpërthimi i
vullkanit.
Mali Sinabung ka pasur aktivitetet të shtuar vullkanik gjatë katër muajve të fundit, pasi ka hedhur llavë dhe ka çliruar gaz në pjesën jugore të malit. Që nga shtatori,
autoritetet kanë evakuuar mbi 300 mijë persona, por ata u
lejuan të rikthehen në vendbanimet e tyre vetëm dy ditë më parë pasi nuk kishte aktivitet shqetësues nga
vullkani. Por siç duket banorët e Sumatrës janë rikthyer në momentin më të papërshtatshëm, pasi
autoritetet nuk kanë arrtur të parashikojnë aktivitetin e
vullkanit. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2014,
ora 16:40