Të hënën fillojnë bisedimet për “Brexit”
Departamenti i Britanisë së Madhe për daljen nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar se ministri i Britanisë së Madhe për Brexit, David Davis dhe kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier, të hënën do të fillojnë bisedimet për largimin e Britanisë nga BE-ja.

“David Davis, dhe Michel Barnier, u pajtuan sot të nisin negociatatat të hënën më 19 qershor, rreth nenit 50” ka bërë të ditur ky departament përmes një deklarate. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2017, ora 19:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori