Bledi Gonxhe paraqitet në SPAK

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhe është paraqitur pranë strukturës antikorrupsion në SPAK.

Ende nuk dihet shkaku i mbërritjes së tij pranë ambienteve.

Kujtojmë se ndaj Gonxhes, “Nisma Thurje” ka dorëzuar në vitin 2020 një kallëzim penal në SPAK, pasi pretendonin se ka shpërdoruar detyrën, por ende nuk dihet nëse ka lidhje me paraqitjen e tij sot në prokurori.

Sipas saj, Gonxhe ka kryer disa vepra penale nëpërmjet shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Dy ditë më parë, ishte kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili u paraqit në SPAK./albeu.com


Shtuar 25.07.2022 12:25