Të gjithë e kemi parë në rrjete sociale, është alien apo mace?! (FOTO LAJM)

Disa mendojnë se janë kafshët më të bukura që ekzistojnë dhe të tjerë mendojnë se ngjajnë sikur sa i kanë shpëtuar një shpërthimi nuklear.

Të gjithë i kemi parë të paktën një herë në jetë në rrjete sociale këtë lloj maceje e cila quhet "Sfink" dhe vjen nga Amerika Veriore përcjell Albeu.com.

Ajo nuk ka gëzof por ka disa fijëza të vogla të cilat kur i prek e bëjnë lëkurën të ndihet e butë.

Po ta shikosh nga afër fytyrës ajo duket më shumë si një bishë apo dragua sesa një kafshë shtëpiake. Madje ka nga ata që hamendësojnë se në fakt Sfink është një mace aliene.

Por një fotografe në Uashington ka realizuar fotot e mësipërme pasi mendon se kjo lloj maceje duket shumë e bukur dhe e veçantë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori