Të drejtat e njeriut, PE kritika ndaj Azerbajxhanit
Parlamenti Europian kritikoi Komisionin për qëndrime jo konseguente gjatë debatit për shkeljen e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan, vend ku ndërkohë po mbahet festivali europian i këngës.

“Ndërsa finalistët e Eurovizionit ngrohin zërat e tyre e praktikojnë kërcimet e rutinës, zërat e njerëzve të Azerbajxhanit mbyten. Aq sa autoritetet do donin t’a kthenin garën e Eurovizionit në “spektaklin e Azerbajxhanit madhështor”. Bota nuk është verbuar nga joshjet, vezullimet dhe propaganda. Ne jemi shumë të shqetësuar për dhunimin e vazhdueshëm të të Drejtave të Njeriut në Azerbajxhan, dhe deklaratat e rafinuara prej qeverive nuk bindin, vetëm veprimet janë ato që flasin”, deklaroi Marietje Schaake, eurodeputete, ALDE. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2012, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori