Të drejtat e njeriut, Merkel viziton Kinën
Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton Kinën ku pritet të zhvillojë takime me liderët më të lartë të këtij vendi në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. "Natyrisht duam që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua në këtë udhëtim të investojnë në Kinë. Ashtu sikurse ne jemi të hapur për sipërmarrjet kineze që të investojnë në gjithë Bashkimin Europian dhe po ashtu në Gjermani" ka theksuar Merkel.

Në vizitën e saj katër ditore Merkel pritet të takojë kryeministrin Wen Jiabao dhe presidentin Hu Jintao. Merkel shoqërohet nga një delgacion ekonomik i rangut të lartë dhe nga deputetë të gjitha grupeve parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2012, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori