Haaland makineri golash dhe City fiton bindshëm, Milan ndahet në barazim (VIDEO)

Erling Haaland është njeri u momentit te Manchester City, Sulmuesi norvegjez edhe këtë herë tregoi cilësitë e tij duke shënuar dopietë në Champions League ndaj Sevillës, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund i dha avantazhin skuadrës së City-t në minutën e 20-të të takimit duke realizuar një gol fantastik.

Te besuarit e Pep Guardiolës do të kontrollonin lojën, por pa mundur që në 45- e parë të gjenin golin e dytë, duke bërë që kjo pjesë të mbyllet me avantazhin minimal të citizenëve.

Skuadra angleze shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 58-të, ku Foden i asistuar nga Cancelo do të mposhte portierin e ekipit spanjoll për të çuar shifrat kështu në 2-0.

Për 3-0 do të mendonte përsëri njeriu “gol” te City, pasi Haaland do të shënonte golin e dytë personal në minutën e 67-të dhe të tretin për skuadrën e Pep Guardiolës, që tashmë kishte koleksionuar fitoren, por edhe Dias në minutat e fundit te takimit do të gjente golin për 4-0.

Ndërkohë nga ana tjetër përballja mes Salzburgut dhe Milan nuk do të shkonte më shumë se barazimi 1-1 mes tyre.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilët në minutën e 28-të do të shënonin me Okafor, i cili i asistuar nga Fernando nuk do ta kishte të vështirë të ndëshkonte Milan.

Të besuarit e Stefano Piolit barazuan në minutën e 40 me Saelemaekers, ku i asistuar nga Leao do të vendoste barazpeshën.

Pjesa e parë do të mbyllej e barabartë mes dy ekipeve, duke i lënë gjithçka fraksionit të dytë.

Në 45 minutat e dytë do të ishte një lojë e luftuar, por nuk do të shënohej gol, me sfidën që do të mbyllej në barazim.

/h.ll/albeu.com


Shtuar 6.09.2022 23:00