Të armatosur gjer në dhëmbë, djemtë e EL Chapos mbyllin nëpër shtëpi banorët e Sinaloas
Djemtë e bosit të drogës, Joaquin El Chapo Guzman kanw detyruar banorët e Culiacán, kryeqytetit të Sinaloas, në Meksikë, të qëndrojnë të izoluar për shkak të koronavirusit.

Anëtarë të kartelitdrogës, të udhëhequr tashmë nga Iván Archivaldo Guzmán dhe Jesús Alfredo, duken teksa patrullojnë rrugët e Culiacán të armatosur rëndë, teksa u bëjnë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, shkruan “Daily Mail”.

“Pas orës 10 të darkës, të gjithë njerëzit duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për shkak të koronavirusit, në të kundërt do të ndëshkohen.

Këto janë urdhra nga lart, nga ‘Los Chapitos’. Kjo nuk është një lojë, ne nuk po luajmë”, u bëjnë thirrje banorëve, anëtarët e kartelitdrogës.
Shtuar më 06/05/2020, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori