Të armatosur dhe me tanke, ushtarët turq hyjnë në Siri (FOTO&VIDEO)


Pëlqej
Anëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), të mbështetur nga forcat e Armatosura Turke (TSK) po ecin drejt Afrinit që ndodhet në kufirin me Turqinë.

Mësohet se automjetet e blinduara të Turqisë, forcat speciale dhe forcat tokësore kanë përparuar rreth 5 km brenda territoritAfrinit.

Ndërkohë që bëhet e ditur se gjatë përparimit nuk ka patur ndonjë konflikt serioz.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) lidhur me operacionin e nisur dje kanë njoftuar se janë qëlluar 153 pozicione të organizatës terroriste PYD/PKK-së në 7 zona të përcaktuara në rajonin Afrin.

Organizata terroriste prej shumë vitesh përdor malet Amanos për tu infiltruar nga Siria në Turqi. Afrini është një pikë kyçe për PYD/PKK-në për të formuar një dalje në Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë.

Nën pushtimin e organizatës PYD/PKK-së ndodhet një e katërta e territorit të Sirisë dhe 65 për qind e vijës kufirit Turqi-Siri. /albeu.com/


Të armatosur dhe me tanke, ushtarët turq hyjnë në Siri (FOTO&VIDEO)

Shtuar më 21/01/2018, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori