“Mbroni serbët në Kosovë nga persekutimi dhe masakrat”, Vuçiç thirrje NATO-s: Nëse nuk e bëni ju, do e bëjmë ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i bëri thirrje NATO-s të dielën që të “bëjë punën e saj” në Kosovë ose ai thotë se vetë Serbia do të mobilizohet për të mbrojtur serbët në Kosovë.

Fjalimi televiziv drejtuar vendit të tij nga Vuçiq pasoi kolapsin e bisedimeve politike midis liderëve serbë dhe kosovarë në fillim të kësaj jave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Serbia, së bashku me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën, kanë refuzuar të njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

“Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe”, tha Vuçiq.

“Ne do të shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe masakrat, nëse NATO nuk dëshiron ta bëjë këtë”, ka shtuar tutje.

Ekziston frika e përhapur në Perëndim se Rusia mund të inkurajojë Serbinë në një ndërhyrje të armatosur në veri të Kosovës që do të destabilizonte më tej Ballkanin dhe do të zhvendoste të paktën një pjesë të vëmendjes së botës dhe NATO-s nga lufta e Rusisë në Ukrainë.