Tatuazhet më të vjetër datojnë 5 mijë vite para (FOTO LAJM)

Tatuazhet më të vjetër në botë janë zbuluar në mumje egjiptiane 5 mijë vjet para në Muzeun Britanik, duke rishkruar historinë e tatuazheve.

Tatuazhet janë një dem i egër dhe një dele në krahun e një mumije mashkull dhe forma S në supin një femre, përcjell albeu.com

Studiuesit thonë se zbulimi "transformon" kuptimin tonë se si njerëzit jetonin gjatë kësaj periudhe.

Të dy mumiet u gjetën në Gebelein në pjesën jugore të Egjiptit të Epërme, pranë Luxor.

Ata jetonin në mes 3351 dhe 3017 pes, jo shumë kohë përpara se rajoni të unifikohet nga faraoni i parë në 3100 pes.

Gjetjet janë botuar në Journal of Archaeological Science. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori