Gratë në Arabinë
Saudite do të lejohen, këtë muaj, të marrin pjesë për herë të parë në ndeshjet e futbollit në mbretërinë konservatore, njoftuan sot autoritetet.
“Tifozet do të hyjnë në
stadiumet e mëdha sportive të mbretërisë për të marrë pjesë në tre ndeshje
futbolli në Ligën Profesionale
Saudite”, sipas një deklarate të Qendrës për Komunikim Ndërkombëtar e drejtuar nga qeveria.
“Tre ndeshjet e para janë planifikuar të zhvillohen të premten, të shtunën dhe më 18
janar”, sipas deklaratës.
Në tetor, Autoriteti i Përgjithshëm i Sporteve
Saudite, një agjenci shtetërore njoftoi në fillim të vitit 2018 se tre
stadiumet e frekuentuara deri më tani nga burrat do të planifikohen edhe për familjarët me vende të posaçme. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018,
ora 16:08