Talebanët vrasin 35 punëtorë në Afganistan
Një grup rebelësh telebanë në lindje të Afganistanit kanë qëlluar për vdekje 35 punëtorë ndërtimi dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur. Sulmi ka ndodhur në një zonë malore, në autostradën që lidh dy provincat Paktia dhe Khost.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave tetë rebelë kanë mbetur gjithashtu të vrarë pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se grupi i talebanëve sulmoi punonjësit e firmës së ndërtimit të autostradës dhe u tërhoq vetëm pas ndërhyrjes së rojeve. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2011, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori