Talebanët vrasin 120 ushtarë afganë
Pëlqej
Një zyrtar afgan i mbrojtjes ka njoftuar se talibanët i kanë vrarë më shumë se 120 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë gjatë një sulmi në bazën ushtarake të provincës Maidan Wardak.

“Kemi të dhëna se 126 persona janë vrarë në shpërthimin që ka ndodhur brenda qendrës së trajnimit ushtarak. Në mesin e viktimave janë edhe tetë komando special”, tha një burim i Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul në kushte anonimiteti.

Ky burim ka thënë se sulmi ndodhi në mëngjesin e së hënës, me ç’rast sulmuesit e futën një veturë të mbushur me lëndë shpërthyese brenda kampusit ushtarak dhe i aktivizuan bombat. Pas shpërthimit, dy persona të armatosur janë futur në bazë dhe i kanë qëlluar ushtarët, para se të vriteshin nga forcat e sigurisë.


Shtuar më 21/01/2019, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori