Talebanët marrin hakun e Bin Laden
Talebanët sulmuan një grup ushtarësh amerikanë prej 31 vetash. Ushtarët amerikanë u sulmuan në helikopterin e tyre dhe ishin janë pjesë e Njësitit Special SEAL 6, ata që kryen operacionin e kapjes dhe vrasjes së kryeterroristit botëror, Osama Bin Laden.

Talebanët e morën përgjegjësinë për sulmin me granatë. Mohammad Hazrat Janan, tha se kryengritësit goditën amerikanët teksa ata po ktheheshin nga një operacion.

“Është një humbje e madhe për SEALs. Numri është i lartë”, tha një zyrtar.

Lajmin për sulmin e rëndë e ka bërë të ditur presidenti Hamid Karzai, që i ka shprehur keqardhjen e tij Presidentit Obama.

Kjo është humbja më e madhe përnjeherësh e trupave amerikane në Afganistan.

Njësit i Seal 6 përbëhet nga 200 pjesëtarë, dhe një pjesë e tyre e kishte kryer operacionin para disa javësh për vrasjen e Bin Ladenit. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2011, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori