Talebanët bëjnë masakër, të paktën 50 të vdekur në Afganistan
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Më shumë se 50 ushtarë afganë kanë mbëtur të vrarë pas një sulmi këtë të premte në bazën e tyre nga talebanët pranë qytetit të madh në veri, Mazar-e-Sharif, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë amerikane në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Sulmi zgjati disa orë”, citohet zëdhënësi nga AFP.

Sulmuesit kishin veshur uniforma të ushtrisë afgane. Një prej tyre u arrestua. Talibanët, në një deklaratë, morën përgjegjësinë për sulmin.

Në një komunikatë, gjenerali amerikan, John Nicholson, i cili drejton operacionin e NATO-s “Resolute Support” theksoi se sulmi kishte si shënjestër persona gjatë faljes në xhami dhe të tjerë në mencën e bazës 209 të Trupave të Ushtrisë afgane, pranë Mazar.

Gjenerali bëri homazhe për komandot afganë që i dhanë fund këtyre krimeve duke sinjalizuar dhe fundin e operacionit.

Ushtarët afganë qëndrojnë për të mbrojtur portën e bazës ushtarake, pas sulmit të armatosur në provincën Mazar-e Sharif në veri të Kabulit, Afganistan, të premten, më 21 prill 2017.


Shtuar më 21/04/2017, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori