Taktika e pabesueshme e Qeverisë Amerikane për të hapur emigrantët ilegalë
Në faqen e Universitetit të Farmingtonit thuhej se ky është një institucion që do të përgatisë studentë për ekonominë e globalizuar.

Studentët duhej të paraqiteshin në objektin e këtij universiteti me çanta shpine, ndërsa qeveria amerikane e kishte futur këtë universitet në listën e institucioneve që kanë të drejtë të pranojnë studentë të huaj. Sidoqoftë, e tërë kjo ishte një kurth për imigrantët.

Sipas dokumenteve të një gjykate, të cilat u publikuan muajin e kaluar, Departamenti për Sigurinë e Atdheut e kishte përgatitur një skemë të jashtëzakonshme për të krijuar universitet të rremë, në të cilin nuk ka profesorë dhe ligjerata, por vetëm agjentë që më vonë do t’i arrestonin 161 qytetarë të vendeve të huaja.

Ndaj këtij veprimi të qeverisë amerikane ka pasur reagime të ndryshme. “Këta janë studentë që po përpiqen ta përmirësojnë jetën e tyre. Ata nuk janë kriminelë dhe nuk kanë ardhur këtu për ta shfrytëzuar sistemin”, ka thënë Amer Zahr, profesor i drejtësisë në Universitetin e Detroitit.


Shtuar më 22/02/2019, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori