Taksistët e Mançesterit punuan falas për të ardhur në ndihmë të viktimave të sulmit terrorist

AJ Singh është një ndër shumë taksistë që sapo ka dëgjuar për shpërthimin në “Manchester Arena”, në koncertin e Ariana Grandes, ka ndalur taksimetrin dhe është nisur për ndihmë.

Pasi ka larguar me shpejtësi të pranishmit në që ishin në afërsi të zonës , ai ka pasur kërkesa të mëdha nga prindërit dhe të afërmit, që të gjejnë familjarët e tyre që nuk e dinin ku ndodhen.

“Autobusët u bllokuan kurse makinat lëviznin me vështirësi. Ne jemi profesionistë dhe i dimë rrugët më mirë, andaj u vumë në ndihmë”, ka thënë Singht.

Edhe pasi është normalizuar gjendja, ata kanë vazhduar të ofrojnë shërbime falas shkaku i situatës së jashtëzakonshme. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2017, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori