Taksat e reja të ISIS, 100$ gjobë për ata që heqin mjekrën
ISIS është prej kohësh në vështirësi financiare. Në muajt e fundit, kalifati i Shtetit Islamik mes Sirisë dhe Irakut, ka humbur rreth 45% të territorit.

Popullata e nënshtruar nga qeveria e terroristëve, ka kaluar nga 9 në 6 milionë persona, duke shkaktuar një reduktim të të ardhurave nga taksat, të shoqëruara me të ardhurat e pakta nga nafta.

Për të mbyllur boshllëqet e bilancit, ISIS ka shtuar qëndrimin fiskal, duke taksuar çdo sjellje të paligjshme sipas interpretimit barbar që ata i bëjnë ata islamit.

Ja lista e përpiluar nga IHS për “Bild”, me taksat e panumërta që ISIS detyron të paguajnë në formën e gjobës ata që jetojnë në Kalifatin e vetëshpallur islamik.

– Gratë që veshin rroba shumë të ngushta, duhet të paguajnë 25 dollarë gjobë.

– Gratë që zbulojnë sytë e tyre në publik, duhet të paguajnë 10 dollarë ose një gram ar.

– Gratë që nuk veshin çorape ose doreza dhe zbulojnë një pjesë të trupit të tyre, duhet të paguajnë 30 dollarë gjobë.

– Gratë e zbuluara që kapen me një paketë cigare në dorë, duhet të paguajnë 23 dollarë gjobë, dyfishi, 46, është vlera e ndëshkimit për burrat.

– Kush harron të mbyllë dyert e shtëpisë, dënohet me një gjobë prej 115 dollarësh.

– Kush instalon një antenë satelitore, duhet të paguajë një taksë prej 50 dollarësh për arsye se ka shkelur ligjin.

– Të konsumosh cigare në Raka, ndëshkohesh me një gjobë prej 25 dollarësh.

– Shiitët dhe jo myslimanët, duhet të paguajnë një certifikatë pendese që vlen mes 200 dhe 2.500 dollarësh në vit, e cila duhet të rinovohet çdo 12 muaj. Edhe ish-punonjësit publikë dhe ish-policët e Sirisë e Irakut, duhet të paguajnë një taksë të tillë.

– Konsumimi i alkoolit paguhet me 50 dollarë gjobë dhe 50 goditje me kamxhik. Mbajtja e alkoolit është i sanksionuar me 100 dollarë dhe 80 goditje me kamxhik.

– Kush nuk merr pjesë në lutje, duhet të paguajë 25 dollarë dhe 39 goditje me kamxhik.

– Kush e ka mjekrën të rruar, duhet të paguajë 100 dollarë.
– Largimi gjatë një kontrolli është i ndëshkueshëm me 23 dollarë dhe 39 goditje me kamxhik.

– Kush nuk u vendos kambanë kafshëve në qafë, u konfiskohen.

– Kush kultivon fruta, duhet të paguajë një taksë me 10% të shitjeve.

– Kush drejton makinën në krahun e kundërt të rrugës duhet të paguajë 25 dollarë.

– Kush largohet nga Raka, duhet të paguajë 800 dollarë.

–Kush nuk kthehet brenda 15 ditësh pasi ka lënë Rakën, i sekuestrohet menjëherë pasuria.

–Kush lë qytetin tjetër të Irakut, Falluxhan (në duart e ISIS-it), duhet të paguajë 1000 dollarë. /shqip/ albeu.com/


Shtuar më 01/09/2016, ora 18:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori