Taksa ndaj Kinës, SHBA e shtyn për në dhjetor
Administrata e SHBA-së ka shtyrë vendosjen e tarifave prej 10 për qind për datën 15 dhjetor për disa produkte kineze, përfshirë laptopë dhe telefona celularë, të planifikuar fillimisht për 1 shtator, njoftoi sot Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së.

Masa u njoftua vetëm disa minuta pasi Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi se zëvendëskryeministri i Kinës Li He kishte biseduar me zyrtarë të tregtisë amerikane me telefon.

Produkte të tjera, taksa ndaj të cilave do të shtyhet së zbatuari deri në mes të dhjetorit, përfshijnë “kompjuterë, konsolla lojërash në video, lodra të caktuara, monitorë kompjuterësh dhe disa artikuj të veshmbathjeve”, sipas një deklarate nga Zyra e Tregtisë e SHBA-së.

Një grup i veçantë produktesh gjithashtu do të përjashtohet “bazuar në shëndetin, sigurinë, faktorët e sigurisë kombëtare dhe më shumë”, thuhet në deklaratë.

Investitorët e sektorit të teknologjisë mirëpritën lajmet për përjashtimet, të cilat ngritën stokun e prodhuesit të çipave me 2.8 për qind, ndërsa aksionet e Apple u rritën mbi 5 për qind.

Më 1 gusht, presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendosë tarifa 10 për qind në mallra kineze me vlerë 300 miliardë dollarë, pasi Kina nuk e kishte përmbushur premtimin për të blerë sasi më të mëdha të produkteve bujqësore të SHBA-së.

Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë amerikane do të lëshojë detaje shtesë dhe lista të llojeve specifike të produkteve për të cilat do të zbatohet masa e fundit.
Shtuar më 13/08/2019, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori