Takimi mes Trump dhe Kim, të dy optimistë
Takimi i dytë mes Donald Trump dhe Kim Jong-Un do të jetë nje sukses. Këtë e tha vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë pas takimit të parë, shkruan Albeu.com

Presidenti amerikan përsëriti se Peniani ka një potencial të jashtëzakonshëm. Takimin me Kim Jong-un e cilësoi një nder, e megjithatë shtoi së është e parakohshme të flasësh për fundin e konfliktit.

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu me ty. E kam thënë edhe më parë por dua t’ia bëj të qartë edhe shtypit. Vendi juaj ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik. Mendoj se do të keni një të ardhme të shkëlqyer ne vendin tuaj, një lider të madh. Po pres me padurim të shoh të ndodhë këtë gjë”, tha Trump.

Progresi më i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, sipas Trump, ishte pikërisht marrëdhënia mes dy liderëve. Fjalë të ngrohta erdhën edhe nga Kim Jong-un, i cili tha se Peniani dhe Uashingtoni i kishin tejkaluar problemet.
“Kur e mendoj, pati një periudhë kur kishim nevojë për më shumë refektim, durim dhe përpjekje. Mendoj se suksesi i këtij takimi do të mirëpritet nga të gjithë njerëzit. Do të bëj të pamundurën që kjo të ndodhë”, u shpreh Kim Jong-un. /albeu.com/

Shtuar më 27/02/2019, ora 19:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori