Takimi me Brahimin, Assad i gatshëm për të zgjidhur krizën
Pas takimit me presidentin Bashar al-Assad, i dërguari i posaçëm ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi deklaroi sot
se konfliti në vend përbënte një "këcënim real për popullin sirian, rajonin në tërësi dhe për të gjithë botën".

"Kjo krizë është tepër e rrezikshme dhe duke qenë se po përshkallëzohet edhe më tej ajo përbën një kërcënim real për popullin sirian, për rajonin dhe të gjithë botën", deklaroi ndërmjetësi ndëkombëtar gjatë një konference për shtyp në Damask.

Ndërsa Bashar al Assad është shprehur i gatshëm për të zgjidhur krizën.

“Jam i gatshëm të bëj cdo perpjekje serioze per te zgjidhur krizen, me kusht që zgjidhja të jetë neutrale dhe e pavarur”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2012, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori