Takimi i zonjave, njihni bukuroshen e martuar me Kim Jong Un (FOTO LAJM)

Takimi i sotëm mes liderëve të dy koreve të ndara ishte kryelajmi botëror. Nga ky takim pritet të fillojë edhe faza e uljes së tensioneve mes dy shteteve, ndërkohë që më optimistët besojnë se është fillimi i ribashkimit të Koresë së Veriut dhe asaj të jugut.

Krahas liderëve respektivë, vëmendjen e mediave e morën edhe zonjat e para, të cilat ishin veshur plot sharm dhe mbajtën një qendrim të denjë.

Ri Sol-Ju, bashkëshortja e Kim Jong Un dhe Kim Jung-Sook, Zonja e Parë e Koresë së Jugut trokitën gotat mes tyre në drekën e shtruar për nder të liderit të Koresë së Veriut në territorin e Koresë së Jugut.

Të dyja ato shoqëruan bashkëshortët e tyre në këtë takim historik. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2018, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori