Takimi Bush-Putin: Një rast për kthesë dhe përmirësim të marrdhën
Albeu.com
Ndonëse pritshmëria nga takimi Bush- Putin është e madhe si në shumë vende ashtu edhe në Kosovë, si Washingtoni ashtu edhe Moska kanë tërhequr vëretjen që të mos pritet ndonjë marrëveshje spektakulare për çështjet kontestuese dhe kundërthënëse që ekzistojnë midis dy palëve. Njëra ndër to është edhe çështja e Kosovës, për të cilin është thënë se do të jetë një nga temat që do të bisedohet sot.
Për ujditë eventuale në takimin 24 orësh të dy presidentëve dhe të këshillarëve të tyre më të afërt, do të bëhet fjalë në një konferencë për shtyp që pritet të mbahet sot.
Ftesa që i është bërë për vizitë në shtëpinë familjare, një lideri të parë të një vendi të huaj nga ana e presidentit Bush, konsiderohet si një gjest i vullnetit të mirë dhë i dëshmisë së një miqësie të pacënuar, pavarësisht çështjeve që nuk pajtohen. Njejtë mund të komentohet edhe pranimi i ftesës dhe ardhja e presidentit rus.
Mospajtimet midis dy vendeve janë të njohura, që nisen që nga vendosja e mbrojtjes kundëraketore amerikane në Evropë, pastaj zgjerimi i NATO-së, pavarësia e Kosovës, lufta në Irak, ambiciet bërthamore të Iranit, deri tek vetë të kuptuarit dhe zhvillimi i demokracisë.

Në pritje të Vladimir Putinit me rastin e aterimit të aeroplanit kishte dalur babai i presidentit, George Herbert Bush, që u konsiderua si një nder ndërkaq e gjithë vizita si një këshillë diplomatike e plakut.

Takimi në Kennebunkport vlerësohet si një rast të fundit për këta presidentë para se të zëvendësohen vitin e ardhshëm që të që të rikthejnë kah progresi apo të paktën të ndalin teposhzën e marrëdhënieve në mes dy vendeve të cilat ka disa vjet që vetëmse janë keqësuar. Marrëveshja eventuale për pavarësinë e Kosovës do të
përbënte rrumbullaksimin dhe zgjidhjen e pjesës së fundit të enigmës së Ballkanit.
Shtuar më 02/07/2007, ora 14:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori