Takim Putin-Tramp në Hamburg
Presidentët e Rusisë dhe të SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Tramp sot do të takohen në Samitin e G-20 në Hamburg.

Sipas shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, Moska në prill ka dorëzuar propozim të temave që do të diskutohen mes Putinit dhe Trampit.

“Rusia pret reagim nga SHBA-ja”, theksoi Lavrov.

Ai shtoi se Moska ka kërkuar nga Uashingtoni informacione edhe rreth deklaratës së djeshme të sekretarit amerikan të Shtetit, Reks Tilerson për zonën për fluturime të ndaluara në Siri.

“Qëllimi i Uashingtonit që të bashkëpunojë me Moksën në zgjidhjen e krizës siriane është hap në drejtim të duhur”, theksoi Lavrov. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2017, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori