Takim i jashtëzakonshëm NATO-Rusi
Albeu.com
Një takim i jashtëzakonshëm NATO-Rusi sipas të gjitha gjasave do të mbahet të martën, njoftoi zëdhënësja e Aleancës.Takimi në nivel ambasadorësh zhvillohet me kërkesën e Rusisë, sipas së cilës çdo vendim i NATO-s duhet të merret në këshillim me Rusinë. Edhe shefja e diplomacisë së Gjeorgjisë do të takohet me zyrtarët e NATO-s në Bruksel.

KS-ja diskuton sërish për Gjeorgjinë

Këshilli i Sigurimit do të diskutojë sërish sot për krizën në Gjeorgji.

KS-ja do të informohet lidhur me situatën nga Edmond Mulet, ndihmës sekretar i përgjithshëm për operacionet paqeruajtëse. Takimi me dyer të mbyllura, mbahet me kërkesën e Gjeorgjisë.

Ky është takimi i pestë i jashtëzakonshëm që nga fillimi i luftimeve mes forcave ruse dhe atyre gjeorgjiane.
Shtuar më 13/08/2008, ora 05:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori