Tajlandë, shpëtohen 4 nga 12 futbollistët e bllokuar në shpellë
Të paktën 4 djem të bllokuar brenda një shpelle në veri të Tajlandës prej dy javësh janë nxjerrë me sukses, ndërsa po punohet për nxjerrjen e 4 djemve të tjerë dhe trajnerit të tyre.

Ekipet e shpëtimit vendosën të shkonin përpara me operacionin e rrezikshëm të dielën për shkak të frikës së rritjes së nivelit të ujit.

Zhytësit janë duke udhëzuar 12 djemtë dhe trajnerin e tyre përmes errësirës për të dalë nga shpella Tham Luang.

Ata po shpëtohen në grupe. Është e paqartë se sa kohë do të marrë misioni.

18 zhytës po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit.

Futbolistët adoleshentë janë në gjendje të mirë fizike dhe nga ana mendore.
Shtuar më 08/07/2018, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori