Tajlandë: Përmbytjet shkaktojnë mbi 500 të vdekur
Më shumë se 500 persona kënë humbur jetën në dy muajt e fundit nga përmbytjet në Tajlandë. Vendi i madh aziatik u godit gjatë shtatorit nga stuhia e musoneve më të fuqishme në shumë dekada dhe sipas meterologëve, ekziston frika se shira të tjerë janë në afrim.

Pjesë të mëdha të kryeqytetit Bangkok janë tashmë nën ujra, ndërsa transporti ajror është paralizuar prej kohësh, me dy aeroportet kryesorë të vendit nën ujë.

Qeveria ka lajmëruar për një paketë dëmshpërblimesh prej 2,5 miliardë dollarësh, por ekspertët flasin për një faturë shumë më të lartë dëmtimesh, e cila deri tani duket se ka kaluar 10 miliardë dollarë dëme.

Kryeministrja e vendit, Yingluck Shinaëatra ka premtuar rindërtimin e bizneseve dhe shtëpive të dëmtuara brenda 45 ditëve. “Njerëzit kanë vuajtur së tepërmi deri tani, duhet të rindërtojmë vendin sa më shpejt”, deklaroi ajo,

Megjithatë, përveç rindërtimit, Tajlanda duhet të përballet edhe me kërcënimin e prekjeve nga epidemi të rrezikshme, paralajmërim ky i bërë prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë./albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori