Tajlandë, arrestohet bankieri i Coza Nostras
Një bankier italian i dënuar në mungesë për lidhjet e tij me mafian është arrestuar në Taljandë. Sipas autoriteteve, Vito Palazzolo, 64 vjeç, ishte dënuar me 9 vjet burg për pastrim parash për mafian siçiliane, Coza Nostra.

Ai ishte i përfshirë në të ashtuquajturën 'Pizza Connection', një operacion i mafias i cili gjatë viteve 1970-1980 shpërndante lëndë narkotike në SHBA dhe përdorte restorantet e pizzave për të mbuluar gjurmët. Palazzolo i ka mohuar gjithmonë akuzat dhe thotë se do të luftojë që të mos ekstradohet drejt Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori