Tajfuni paralizon Hong Kongun
Hon Kongu është paralizuar sot nga tajfuni "Nida" i cili ka bllokuar të gjithë transportin publik.

Gjithashtu, tajfuni bëri që të anulohen të paktën 150 fluturime, ka ndërprerë lëvizjet e tramvajeve dhe transportin e autobusëve.

Erërat e furishme lëviznin me shpejtësi 100 km në orë.

Ende nuk ka një bilanc të dëmeve financiare që i është shkaktuar vendit nga ky tajfun.

Muajin e kaluar tajfuni "Pepartak" shkaktoi 1.1 miliardë dollarë humbje në provincën Fuxhian, transmetojnë mediet ndërkombëtare. /albeu.com/

Shtuar më 02/08/2016, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori