Taivan, rrezohet hoteli 6-katesh nga lumi i tejmbushur (VIDEO)
Albeu.com
Një hotel gjashtë katësh është rrëzuar në një lum të tejmbushur nga prurjet për shkak të shirave të shumtë në jug të Taivanit. Hoteli i njohur i zonës King Shai dhe ndërtesat fqinje filluan të lëviznin që herët në mëngjes, teksa ujërat e rrëmbyeshëm kishin kaluar shtratin e lumit. Hoteli u evakua përpara se të rrëzohej. "Unë nxitova që të vija këtu që herët në mëngjes dhe pashë të gjithë dyqanin që ishte zhdukur. Unë mezi mund të shoh vetëm disa gjurmë të tij', tha Lai Guan Ju, një nga pronarët e dyqaneve. Hoteli u rrëzua herët në mëngjesin e ditës së dielë, sipas orës tonë, dhe përplasja e tij tronditi spektatorët aty pranë. "Zhurma ishte e frikshme, shumë e madhe", tha një banor i zonës. Të paktën 300 persona janë të bllokuar në këtë zonë, ku rrugët janë bllokuar për siguri. E gjitha kjo situatë është krijuar si pasojë e tajfunit Morakot, i cili kaloi në ishullin e Tajvanit dhe tashmë përplaset mbi Kinë.


Shtuar më 10/08/2009, ora 00:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori