Ter Stegen vendos kushte, kërkon pagë të ngjashme me Messin

Barcelona dhe Ter Stegen janë duke punuar për rinovimin e kontratës, por gjërat nuk janë duke shkuar si duhet kjo pasi portieri ka vendosur disa kushte.

Katalonasit raportohet se po tentojnë ta bindin portierin e parë, Marc-Andre ter Stegenin të nënshkruajë kontratë të re, në mënyrë që ta mbajnë atë edhe për më gjatë në Camp Nou.

Gjermani ka qenë në negociata me drejtuesit e klubit që një kohë të gjatë sa i përket të ardhmes së tij, pasi që kontrata e tij aktuale përfundon në verën e vitit 2022.

Ter Stegen nuk është shprehur i bindur për të ardhmen e tij kur është pyetur nga gazetarët, përderisa mediumet spanjolle dhe angleze e lidhin atë me një interesim nga gjiganti i Premierligës, Chelsea.

Barcelona kishte shprehur t’u japë fund këtyre spekulimeve duke e bindur Ter Stegenin të nënshkruajë kontratë të re, megjithatë kërkesat e gjermanit kanë ndikuar që ky tentim të mos ketë sukses dhe gjithçka të mbetet në gjysmë.

Kjo pasi që Goal ka mësuar se Ter Stegen po kërkon pagë rreth 15 milionë euro në vit, që do ta vendoste mbi të gjithë të tjetër në Camp Nou përveç Lionel Messit.


Shtuar 10.03.2020 13:42