Tadiq: Pa Serbine nuk ka zgjidhje per Kosoven
Albeu.com
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar për revistën e Ushtrisë së Serbisë “Odbrana” se “Kosova pa pëlqimin e Serbisë kurrë nuk mund të bëhet anëtare e KB dhe entiteti i cili nuk mund të bëhet anëtar i kësaj organizate ndërkombëtare në esencë kurrë nuk do të jetë shtet i pavarur”.
Vetë ky fakt, ka thënë Tadiq, flet se pa Serbinë nuk mund të zgjidhet statusi i ardhshëm i Kosovës. “Strategjia që Serbia të vihet para aktit ë kryer me planin e njohjes së përshpejtuar të pavarësisë së Kosovës nuk po jep rezultate as që do të jap”, ka nënvizuar Tadiq.

Ai ka shtuar se Serbia nga këto arsyeje çështjen e Kosovës e ka shtruar para institucioneve ndërkombëtare – Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe ka vlerësuar se në fund duhet të arrihet zgjidhje konstruktive, qëndrueshme dhe e pranueshme nga të dy palët.

Tadiq ka nënvizuar se pas vendimit të GJND, Serbia në mënyrë sovrane do të vendos cilat hapa juridike diplomatik do ti marrë, por ka përsëritur se Serbia nuk e pranon dhe kurrë nuk do ta pranojë Planin e Ahtisarit, transmeton RTK.

“Besoj thellë në negociata e dialog dhe në përgjegjësinë tjetër fare politike, në metodat ja dhunë, në proces të qetë e racional. Të gjithë që mendojnë se ekziston mënyrë tjetër, thellë mashtrohen. Pa negociata, dialog dhe kompromis nga të dy palët nuk ka zgjidhej” ka theksuar Tadiq.

Njëkohësisht ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq ka deklaruar mbrëmë në Negotin e ka cilësuar Zyrën e Misionit Civil Ndërkombëtar të Piter Fajtit në Kosovë si “shoqatë ilegale” e cila po bënë përpjekjet e fundit që nga “vdekja klinike” ta kthejë Planin e hedhur poshtë të Ahtisarit, që “nuk do ti shkojë për dore”. Ai ka shtuar se situata ndërkombëtare ka evoluuar dhe mbështetja e pavarësisë së shpallur një anshëm po dobësohet, në pritje të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Shtuar më 14/02/2010, ora 20:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori