Tadiq: Nuk e kuptoj pse Mali i Zi e ka njohur Kosoven
Albeu.com
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se nuk i kupton arsyet pse Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Siç raportojnë mediat malaziase, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, të enjten, Tadiqi ka thënë se ...... asnjëra qeveri në Serbi nuk do ta njohë Kosovën e pavarur, ndërsa sipas gazetës “Vijest” ka porositur se çështja e Kosovës edhe më tutje mund të shkaktojë mospajtime mes Beogradit dhe Podgoricës, duke përmendur në këtë kontekst kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës.
“Ekziston një ndjeshmëri e posaçme në lidhje me njohjen e Kosovës nga ana e shteteve fqinje dhe përmes këtij fakti është theksuar edhe çështja e definimit të kufijve”, ka thënë Tadiqi në Cetinë, pas takimit me kreun malazias Filip Vujanoviq.
Në anën tjetër, rapoorton “Vijesti”, presidenti malazias Vujanoviq nuk e ka mbrojtur vendimin e Malit të Zi për ta njohur Kosovën, duke thënë se Kosova ka dy realitete.
“Njëri (realitet) është njohja nga 69 shtete, ndërsa tjetri është mosnjohja nga 123 shtete anëtare të OKB-së”, ka thënë Vujanoviq, duke shtuar: “Gjithsesi që Mali i Zi mund të thotë vetëm atë që në Mal të Zi është e pritshme, se këto dy realitete kështu edhe trajtohen”.
Shtuar më 09/07/2010, ora 10:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori