Tadiq i kërkon falje Kroacisë
Pëlqej
Boris Tadic
(UPDATE) Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka kërkuar falje për masakrën e Vukovarit të vitit 1991">1991, krimi më i rëndë i kryer nga serbët gjatë luftës në Kroaci. Tadiqi është i pari udhëheqës serb që vizion Ovçarën, vendin ku gjendej varreza masive e 260 kroatëve të masakruar nga rebelët serbë të ndihmuar nga Ushtira Jugosllave në vitin 1991">1991.

“Jam këtu të nderojë kujtimin e viktimave, të them fjalët e ndjesës, të shprehë keqardhjen dhe të krijojë një mundësi për Serbinë dhe Kroacinë që të fillojnë një faqe të re në hsitorinë e tyre”, tha Tadiq në Ovçara.

Homologu i tij kroat, Ivo Josipoviç tha se kriminelët nuk do të mbeten të pandëshkuar.

“Ovçara është vend i dhimbjes. Ovçara është vend i vuajtjes së njerëzve që u bënë viktima të politikave të çmendura. Jemi këtu të respektojmë viktimat, të ngushëllojmë familjet, por edhe të premtojmë se asnjë krim i vetëm nuk do të kalojë pa ndëshkuar”, tha Josipoviç.

Presidenti serb dhe homologu i tij kroat vendosën kurora dhe në fshatin Paulin Dvor ku 19 civilë, 18 nga të cilët serbë, janë vrarë nga nga forcat kroate.

Vizita e Tadiçit shihet si një hap simbolik, derisa Josipoviç theksoi se politika e paqes dhe miqësisë është e mundur.(albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori