Tadic: Serbia mbështet Daytonin
Boris Tadic
Serbia mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Daytonit, porositi të martën presidenti serb, Boris Tadic. Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të mbrojë dhe respektojë të drejtat e serbëve dhe të popujve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe integritetin dhe tërësinë territoriale të secilit shtet të rajonit.

Kjo Serbisë i jep legjitimitet dhe i siguron një politikë konsistente, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të saj në Kosovë, theksoi Tadic pas takimit me kryetarin e Republika Srpska, Rajko Kuzmanovic.
Shtuar më 28/09/2010, ora 20:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori