Tadic ne Libi ne pervjetorin e revolucionit te Libise
Albeu.com
Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, nesër do të marrë pjesë në festimet e 40 vjetorit të revolucionit të Libisë, me ftesë të liderit Muamer el Gadafi. Në kryeqytetin Tripoli, Tadiç do të ndjekë parakalimin solemn ushtarak, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të ushtrisë serbe. Organizatorët kanë njoftuar se në ceremoni do të marrin pjesë rreth 40 shefa të shteteve afrikane, të cilët në Tripoli janë mbledhur në samitin e jashtëzakonshëm të Unionit Afrikan, përfshirë presidentin e Zimbabvesë, Robert Mugabe, si dhe presidentin e Sudanit, Omar al Bashir, të cilin Gjykata Ndërkombëtare e ka akuzuar për krime lufte në Darfur.
Shtuar më 31/08/2009, ora 22:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori