Ta kanë vrarë vajzën! Deputetja shpërthen në ulërima në sallën e Kuvendit (VIDEO)
Një deputete meksikane ka shpërthyer në lot dhe ulërima gjatë një seance parlamentare, pasi mori një telefonatë që e njoftonte se e bija ishte vrarë.
Deputetes, Carmen
Medel Palmas i thanë në telefon se vajza e saj, 22-vjeçarja,
Valeria Cruz Medel ishte
qëlluar nëntë herë me armë
ndërsa ndodhej në palestër.
Pasi mori lajmin e hidhur, 59-vjeçarja nisi të ulërinte dhe bërtiste me të madhe duke thënë “jo nuk ishte vajza ime”,
ndërsa kolegët e saj i qëndronin pranë për ta ngushëlluar.
Valeria Cruz Medel, studente e mjekësisë ishte
qëlluar për vdekje në qytetin Mendoza në shtetin e Veracruz. Atë e kishin ngatërruar me të dashurën e një pjesëtari të një grupi kriminal.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga dy persona dhe thuhet njëri prej tyre ka rrëfyer se personi që i qëlloi vajzës së deputetes njihej si ‘El Richy’.
Shtuar më 10/11/2018,
ora 11:13