Napoli / 4 të plagosur me armë zjarri, mes tyre një vajzë 10-vjeçare
Tre emigrantë dhe një fëmijë 10 vjeç ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën "Annunziata" në qendrën historike të Napolit.

Mediet italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në tregun e "Maddalena"-s, zonë kjo e populluar nga tregtarët me ngjyrë, duke i shtyrë hetuesit të ngrenë hipotezën se emigrantët mund të kenë qenë objektivi i agresorit që ka qëlluar.

Ndërkohë të plagosurit raportohet se janë jashtë rrezikur për jetën dhe janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo lagje është e njohur për vrasjen e 14-vjeçares Annalisa Durante në vitin 2004 dhe se në vitin 2014 ka shërbyer edhe si qendra e veprimeve kriminale të grupit mafioz "Camorra". /albeu.com/

Shtuar më 04/01/2017, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori