Të paktën 90 trupa emigrantësh të mbytur dalin në brigjet libiane
Trupat e 90 emigrantëve afrikanë janë nxjerrë nga deti në breg në qytetin libian të Zaëeya, në tragjedinë e fundit që ka goditur rajonin.

Një varkë shqyer gome u gjend aty pranë dhe ekziston frika se mund të shfaqen më shumë trupa, pasi anije të tilla zakonisht mbajnë deri në 120 njerëz.

Besohet se ata ishin duke u përpjekur të kalonin Mesdheun për të mbërritur në Itali.

Shumë nga viktimat besohet të jenë fëmijë, shkruan “BBC. /albeu.com/

Shtuar më 21/02/2017, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori