Të paktën 2 mijë persona marrin kafshët dhe largohen nga fshati sirian
Afro dy mijë persona janë larguar nga fshati Tadif i qytetit Al Bab në afërsi të Halepit në Siri, pasi forcat e regjimit morën kontrollin si rezultat i tërheqjes së organizatës terroriste DEASH, drejt zonave të kontrolluara nga opozitarët.

Duke marrë çmundon me vete në kushte të vështira, këta sirianë kanë ikur drejt zonave të kontrolluara nga Ushtria e Lirë Siriane (ULS), duke u vendosur në tendat që i kanë marrë me vete.

Shumica e familjeve përbëhen nga fëmijë dhe gra, teksa nuk kanë lënë pa i marrë me vete edhe kafshët. /albeu.com/

Shtuar më 27/02/2017, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori