Të harruarit e itinerarit të Ballkanit, tragjedia që nuk shihet

Vitin e kaluar kanë ardhur në Gjermani më shumë se një milion emigrantë përmes itinerarit të Ballkanit. Kjo rrugë është mbyllur tani, por mijëra njerëz presin para telave me gjemba!

Me 22 tetor të vitit të kaluar, autoritetet e Sllovenisë raportonin për ardhjen e rreth 12 mijë refugjatëve">refugjatëve. Një ditë më pas kishin ardhur madje 14 mijë refugjatë të tjerë. Ky ishte edhe kulmi i valës së refugjatëve">refugjatëve, të nisur në shtator.

Deri në mbylljen e kësaj rruge, në mars të vitit 2016, nëpër këtë vend kanë kaluar mbi një milion njerëz, të cilët kanë ardhur deri në Gjermani.

Greqia është vendi i parë i Bashkimit Evropian në rrugën e refugjatëve">refugjatëve nga Turqia deri në BE. Qendrat për pranimin e refugjatëve">refugjatëve në Kios, Samos, Lesbos, Leros dhe Kos, po përballen me 12 mijë refugjatë, që është më shumë se sa lejojnë kapacitetet.

Në tërë vendin janë vendosur rreth 60 mijë refugjatë, të cilët synojnë të shkojnë në vende të tjera.

Numri i refugjatëve">refugjatëve që vijnë çdo ditë, shkon prej 100-400 persona. Në vend mbretëron frika se Turqia mund të hapë kufijtë dhe se Greqinë sërish do ta vërshojë vala e refugjatëve">refugjatëve, si vitin e kaluar.
Greqia ka frikë nga pezullimi i marrëveshjes BE-Turqi.

Pa këtë marrëveshje, në Greqi do të kishte me siguri deri në 180 mijë emigrantë të tjerë, mendon ministri për Migrim, Loannis Mouzalas.

Ndërkohë në Serbi janë kapur edhe banda të kontrabandistëve. Në Hungari gjenden aktualisht rreth 1300 refugjatë. Ndërsa, qindra të tjerë presin në Kelebi për kalimin e kufirit. Në ditë mund të kalojnë vetëm 30 persona.

Kryeministri konservator Viktor Orban e ka rritur popullaritetin falë politikës së ashpër ndaj refugjatëve">refugjatëve. Ai i quan refugjatët si “terroristë potencialë” dhe refugjatë ekonomikë.

Edhe Kroacia po përballet me krizën e brendshme politike. Por policia ka kumtuar se në këtë vend janë regjistruar këtë vit 5000 persona që kanë dashur ilegalisht të kalojnë kufirin.

Në Slloveni nuk ka ndonjë valë refugjatësh. Por autoritetet sllovene nuk duan të heqin telin me gjemba në kufi. Ndërsa në hotspotin e Austrisë në kufirin me Sllovenin tani është qetësi. /DW/ /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2016, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori